Organizatat e shoqërisë civile me fokus mbrojtjen e mjedisit dhe OJF-të aktive në rrjetin për cilësinë e ajrit nga Bashkitë e zbatimit të projektit dhe zona të tjera të Shqipërisë, ishin pjesëmarrëse në trajnimin 2-ditor mbi “Ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndet” të organizuar nga Shoqata Together for Life, partnere e Mileukontakt Shqipëri, Qendra EPER dhe GO2, në zbatim të projektit “Ajër i pastër jetë e shëndetshme”, në kuadër të programit Green-AL.
Projekti financohet nga Agjensia Ndërkombëtare Suedese për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedese, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
Fokusi i trajnimit u orientua mbi arritjen e output-eve dhe rekomandimeve mbi iniciativat që duhet të ndëmerren në komunitet lidhur me problematikat shqetësuese në zonat përkatëse dhe masat për përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit dhe advokimit mbi mbrojtjen e cilësisë së ajrit.

Organizatave pjesëmarrëse ju mundësua dhënia e inputeve nga eksperti i shëndetit lidhur me ndikimet specifike në shëndet që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit dhe faktorët e rriskut që ndërlidhen. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme e trajnimit ishte edhe prezantimi i metodologjisë së studimit që do të realizohet në kuadër të projektit lidhur me ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndet dhe se si mund të advokohet pranë institucioneve vendimmarrëse.
Gjatë ditës së dytë të trajnimit pjesëmarrësit kontribuan në formë praktike pranë dy Qendrave të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, përmes aplikimit të pyetësorëve në komunitet për arritjen e të dhënave lidhur me njohjen që ka komuniteti mbi ndotjen e ajrit, perceptimin mbi impaktin e cilësisë së ajrit në shëndet dhe mbi rolin e vendimarrësve kombëtare dhe ndërkombëtarë. Këto të dhëna, së bashku edhe me të dhëna nga Bashkitë e tjera të zbatimit të projektit, janë integruar në raport.

Among the main points highlighted during the training were related to boosting the following initiatives:
- Increasing the knowledge of health workers on air pollution issues of concern;
- Obtaining data on respiratory diseases of patients that could be negatively affected by the polluted air, also based on the anamnesis of the patient;
- The organization of public hearings related to air quality with the main local actors, to evaluate the situation;
- Actions and concrete activities in community related to the improvement of air quality;
- Promotion and education on air quality issues by local and online media, emphasizing the role of community in advocacy.






