Open dialogue between journalists on “Media and The Portrayal of Women in Politics and During Elections”, 2-day Media Forum “Dialogue with Journalists on Social Care Reform in Albania”

Forumi 2-ditor i Medias “Dialogu me Gazetarët për Reformën e Kujdesit Social në Shqipëri”, organizuar nga UN Women Albania në bashkëpunim me Together for Life bëri bashkë rreth 45 gazetarë të aktualitetit, fushave të ekonomisë, sociale dhe politike të mediave kombëtare dhe jo vetëm.

Ky aktivitet, synonte të fuqizonte gazetarët dhe t’ju mundësonte një të kuptuar gjithëpërfshirës të rolit të rolit të tyre thelbësor mbi avancimin e reformës së kujdesit social dhe barazinë gjinore në Shqipëri.

Ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të medias dhe akademikë të ftuar, ndanë perspektivat dhe këndvështrimet mbi rolin e medias në identifikimin dhe luftimin e diskriminimit gjinore dhe nivelet e ndryshme të pabarazisë gjinore, buxhetimin me përgjegjshmëri bazuar mbi konceptin e barazisë gjinore, duke theksuar investimin tek edukimi dhe politikat e mbrojtjes sociale, si edhe strategjitë dhe kuadrin ligjor mbrojtës kundër diskriminimit me bazë gjinore.

Nga ana tjetër, dialogu i hapur midis gazetarëve të fushës politike dhe sociale organizuar nga Together for Life mbi tematikën “Media dhe Portretizimi i Grave në Politikë dhe gjatë Zgjedhjeve”, moderuar nga gazetarja/ekspertja e Klodiana Kapo dhe trajtuar nga analistja politike dhe ish deputetja Alma Lama, të ftuara nga TFL në kuadër të projektit “Roli i Medias në Fuqizimin e Grave në Politikë dhe Vendimarrje”, solli në vemendje problematikat, sfidat dhe format e diskriminimit, disinformimit dhe gjuhës së urrejtjes mbi bazën e së cilave portretizohen gratë lidere/politikane në media.

Rreth 15 gazetarë të fushës politike dhe sociale, u njohën nga ekspertja lidhur me shembuj konkretë të portretizimit mediatik të grave në politikë, mënyrën se si ndikojnë negativisht fushatat e dezinformimit gjinor në pjesëmarrjen politike të grave, si edhe mbi rolin thelbësor të medias në fushatat zgjedhore në ofrimin e aksesit të shprehjes për gratë politikane, formësimin e opinionit publik mbi rolin e grave, por edhe në marrjen e vendimeve të informuara.

“I bazuar në narrativat seksiste dhe i karakterizuar nga qëllimi dhe koordinimi keqdashës, dezinformimi gjinor shtrembëron të kuptuarit publik të historikut të politikaneve femra dhe i dekurajon gratë që ti futen karrierës politike. Një shtyp i lirë, i çliruar nga paragjykimet dhe respektimi i diversitetit të shoqërisë dhe barazisë midis grave dhe burrave, ka kapacitetin t’u japë qytetarëve njohuri për të marrë vendime të informuara dhe për të marrë pjesë plotësisht në debatin publik” – u shpreh ekspertja Lama.

Diskutimi midis gazetarëve të këtij sesioni, vuri në pah disa problematika dhe rekomandime:

  • Political women are often portrayed based on their appearance, with sexist language. What is important is to focus on policies, achievements and qualifications of women politicians instead of personal attributes or appearance.
  • In political debates, journalists should ensure that they have equal coverage between male and female politicians, as it is often evident that women are invited to shows or debates on social topics, gender issues or “light” issues, while the political panels are filled with male figures.
  • More important is education and media education on ethical reporting but also on the reaction mechanisms to lynching campaigns against the image of women and to increase the number of women in editorial teams as a powerful voice.
  • Journalists have in hand the shaping of public opinion and have an essential role in the positive promotion of women and their achievements in politics, conveying the message that these figures are needed for policy-making and decision-making. This, in turn, encourages other women to participate in politics.

Në sesionin e përbashkët dhe të fundit të Forumit të Medias, TFL ndau me të gjithë disa nga rekomandimet e arritura përgjatë diskutimit, duke e vendosur theksin sidomos tek nevoja që gazetarët të profilizohen dhe të aftësohen mbi bazën e kritereve të gazetarisë profesionale, por edhe të njohin cilat janë institucionet përgjegjëse tek të cilët duhet të nxisin llogaridhënien për sjelljen e një ndryshimi.

Çfarë vlen për t’u theksuar, ishte ndjeshmëria në trajtimin e çështjes së të pranishmëve në Forum, të cilët njëzëri pranuan se ka nevojë për t’u ndërmarrë hapa për ndryshimin e narrativës për gratë dhe vajzat për çështjet e barazisë gjinore dhe media duhet të jetë faktori kryesor ndihmues në fuqizimin e sistemit të llogaridhënies dhe mbajtjes së institucioneve të përgjegjshme.

Në fjalimin e tij përmbyllës, Z. Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, shprehu vlerësimin për organizime të tilla si edhe mbështeti angazhimin me përkushtim të gazetarëve gjatë eventit dhe në fuqinë që ata kanë në ndarjen e informacionit me publikun lidhur me të drejtat njerëzore. “Profesionistët e medias janë në një farë mënyre ‘rojtarë të shtëpisë së përbashkët’ të informacionit dhe vërtetësisë, ku edhe niveli i përgjegjshmërisë por edhe vështirësisë së të qënit gazetar në ditët e sotme, është shumë i lartë” – u shpreh Z. Ribotta.