Kush më mirë se të rinjtë mund të jenë zëri i përçimit të sfidave dhe perspektivës?
Ndër grupet më energjike dhe takimet më frytdhënëse, ai me të rinjtë e Vaut të Dejës, na solli në vëmendje potencialin që kanë të rinjtë që realisht duan të vendosin gurët e themelit në përmirësimin e qeverisjes vendore.
Kjo, fillon që me edukimin dhe informimin për të qënë qytetarë aktivë dhe për të ndërtuar dialogje konstruktive me vendimmarrësit, si edhe me zbatimin e të drejtave për të marrë në proceset e konsultimit dhe vendimmarrjes në mënyrë demokratike.
Kjo tryezë konsultuese, duke qënë se ishte e para e kësaj natyre për ta, shërbeu pikërisht për të informuar, rritur vetëbesimin dhe nxitur reflektimin lidhur me rolin thelbësor të tyre në adresimin, përfaqësimin e nevojave/kërkesave prioritare, si edhe nxitjen e përgjegjësisë nga institucionet.
Pavarësisht përpjekjeve apo dëshirës së mirë për të ndërmarrë nisma vullnetare dhe për të qënë aktivë në komunitet, barriera të caktuara të lidhura me:
- the absence of a Youth Center, or even the dysfunction of the existing cultural center,
- lack of necessary infrastructure,
- the lack of support for sports, cultural, social initiatives,
- the lack of access to information or even training/mentoring regarding being well informed, on leadership and activation in consultations/decision-making,
- the feeling of mistrust and disappointment towards the decision-makers,
- “fear of prejudice” from peers or the community related to party affiliation,
bëhen shkak i mospërfshirjes aktive në proceset e vendimmarrjes apo të mos qënit aktivë për të ngritur zërin dhe advokuar mbi çështje prioritare për ta. Diskutimi, nxiti edhe reflektimin mbi perspektivën, të perceptuarit e vendimmarrësve si bashkëpunëtorë dhe jo si “kundërshtarë”.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues nga Bashkia Vau i Dejës, të cilët pranuan çështjet e parashtruara nga të rinjtë dhe ndërmorën angazhimin t’i mbështesin ata në rekomandimet e tyre për zgjidhje, brenda kapacitetit të tyre veprues.
Ndër nismat e ardhshme që synohet të arrihet së shpejti, është edhe krijimi për herë të parë i një Grupi Rinor Këshillimor, që do të shërbejë si zëri përfaqësues për një mirëqeverisje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ky takim u zhvillua në vijim të projektit “Rritja e Angazhimit të Komunitetit në Vaun e Dejës, për Zgjidhjen e Çështjeve Lokale”, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë e Ambasadës së SHBA në Tiranë.





