Drejtoresha e Shoqata “Together for Life”, Eglantina Bardhi, firmosi kontratat me gjashtë organizatat fituese nga skema e nën-grandimeve në kuadër të projektit “Mbështesim pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe fuqizimin e shoqërisë civile” (SPACE), mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian.
Skema e nëngranteve përbën një komponent jetik të projektit SPACE dhe është e ndarë në dy faza. Objektivi specifik i Thirrje për Propozime të publikuar nga TFL ishte ofrimi i mbështetjes financiare për OSHC-të lokale, nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke u dhënë atyre mundësinë të nxisin transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike lokale në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, duke punuar paralelisht drejt avokimit dhe ndryshimit.
Shoqata Together For Life është e përkushtuar për të punuar dhe për të mbështetur organizatat lokale për angazhimin e komunitetit për advokim në përmirësimin e politikave lokale dhe qëendrore shëndetësore dhe arsimore dhe rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse qendrore dhe lokale.
Projektet fituese të fazës së parë:
- “Law Students on the Front Line against Corruption” – ALTRI Center
- “Empowering Roma and Egyptian Women for Inclusive Decision-Making in Education and Health” – SH.D.F.K.SH.P
- “Improving Access to Quality Health and Education Services for Roma” – IRCA
- “Youth of Durrës against Corruption in Education” – CSDC
- “Improving Health Literacy and Local Policy Facilitation for Women and Girls in Fushë-Arrëz and Pukë (Women 4 Health)” – QSNNN
- “Proactive Youth Promoting Transparency in Budget Monitoring for Education in Kavajë Municipality” – SHIS
The SPACE project is being implemented by the Together for Life Association, in collaboration with BIRN Albania, Qëndresa Qytetare, and Destiny Center for Excellence.








