Mjedis

Shoqata Together for Life ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e institucioneve publike, shoqërisë civile dhe komuniteteve dhe të sigurojë bashkëpunimin ndërmjet tyre për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjes së mjedisit.

TFL ndërmerr hapa konkrete për:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve për mbrojtjen e mjedisit;
  • Praktikimin e mënyrave eko-miqësore dhe të qëndrueshme për të menaxhuar burimet dhe për të mbrojtur gjallesat dhe habitatin e tyre;
  • Mbështetjen e familjeve për të ndërtuar banesa me kushte komode, nëpërmjet përdorimit të eko-energjisë dhe burimeve të ndryshme miqësor për mjedisin.

Aktivitetet kryesore të cilat kontribuojnë në përmbushjen e këtyre objektivave përfshijnë:

  • Fushata ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit;
  • Monitorimi i politikave të qeverisë dhe i nivelit të zbatimit të legjislacionit vendas dhe atij të Komunitetit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Monitorimi i investimeve publike dhe raportimi i përdorimit të burimeve natyrore;
  • Mbështetja e komuniteteve në nevojë për gjetjen e zgjidhjeve që bëjnë të mundur shfrytëzimin e kontrolluar të burimeve natyrore si një mundësi për krijimin e të ardhurave të nevojshme;
  • Mbështetja e grave dhe familjeve bujqësore për të bashkëpunuar për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal nëpërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit.

Video