TFL

Shoqata Together for Life (TFL) është një organizatë jo politike, joqeveritare dhe jofitimprurëse, e themeluar në fund të vitit 2009 si një nismë e një grupi gazetarësh. TFL është formuar si shoqatë me anëtarësi.

Misioni i saj është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve dhe shtresave në nevojë të shoqërisë, mbështetja e familjes dhe komunitetit, me synimin e integrimit dhe përmirësimit të cilësisë së individëve, familjeve dhe shtresave në nevojë, me foks të veçantë fëmijët, të rinjtë dhe gratë në nevojë/grupeve në risk. TFL ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe aktivitetesh novatore dhe të suksesshme.
Ajo njihet si një ndër organizatat e para më të spikatura në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve; si dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj duke kontribuar si pjesë e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; me fokus të veçantë grupet vulnerable, komunitetet që jetojnë në zonat rurale ose ekonomikisht më pak të favorizuara; gratë dhe të rinjtë.
Shoqata Together for Life që në fillesat e saj ka luajtur një rol aktiv në një zhvillim më të mirë socio-ekonomik dhe kulturor të shoqërisë përmes një qasjeje të bazuar në të drejtat. TFL ka menaxhuar dhe zbatuar me sukses projekte për të drejtat e njeriut, të drejtat e pacientëve; të drejtat e punës; fuqizimin ekonomik, mirëqeverisje, dhe ka disa arritje të mira.

TFL është themeluar mbi bazën e transparencës; punës në grup; angazhimit dhe efikasitetit bazuar në parimet e zhvillimit dhe koordinimit të të gjithë palëve të interesuara në procesin e zhvillimit.

Misioni & Vizioni

Misioni

Ne punojmë me individë dhe komunitete për të promovuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë që garanton zbatimin e të drejtave të njeriut.

Vizioni

Një shoqëri në të cilën njerëzit mund të gëzojnë të drejtat e tyre, të vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë, dhe ku mund të përfshihen plotësisht në aspektin shoqëror, ekonomik dhe kulturor.

Struktura organizative

TFL drejtohet nga Asambleja e Anëtarëve (pesë persona).

Të punësuar janë 11 persona me kohë të plotë

  • Drejtori Ekzekutiv
  • Përgjegjës i politikave dhe fond-mbledhjes
  • Oficer i financës dhe administrimit (3 persona)
  • Menaxher Projekti – për Qeverisjen e Mirë dhe të Drejtat e Njeriut
  • Menaxher Projekti – për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale
  • Menaxher Projekti – për Rininë dhe Vizibilitetin
  • Koordinator Projekti
  • Koordinator Projekti
  • Gazetar për shëndetësinë dhe çështjet sociale

Ne punojmë kryesisht me aktorët e mëposhtëm lokalë:

✅​ Individë dhe komunitete, veçanërisht nga grupet e disavantazhuara, me fokus gratë dhe vajzat. Bashkëpunojmë ngushtë me komunitetet për t’i mbështetur ato dhe për të siguruar qëndrueshmëri në nismën tonë. Punojmë me aktorë të ndryshëm, si: gratë, rinia, pacientët, punëmarrësit, pakicat etnike, popullatat në zonat e pafavorizuara; etj. TFL mbështetet në rrjetin e bashkëpunëtorëve të saj dhe promovon krijimin e lidhjeve më të ngushta dhe marrëdhënieve afatgjata me të gjithë aktorët.

✅ Institucionet shtetërore kombëtare dhe lokale; si dhe partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë. Gjejmë mbështetje tek institucionet publike që kontribuojnë në arritjen e objektivave në kuadër të promovimit të të drejtave të njeriut. Objektivat tanë janë në përputhje me strategjitë dhe përparësitë kombëtare të agjendës së integrimit në BE, dhe në të njëjtën kohë monitorojmë dhe luajmë një rol vëzhgues në nismat e qeverisë, për t’u siguruar që janë në përputhje me normat ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.

✅Shoqëria civile dhe media: Bashkëpunojmë me shoqërinë civile dhe kryesisht median për të arritur tek komunitetet dhe rritur ndërgjegjësimin mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut.

ASAMBLEJA E ANËTARËVE

Znj. RAIMONDA DALIPAJ

Raimonda ka mbyllur studimet Bachelor për financë në Fakultetin e Ekonomisë, tek Universiteti i Tiranës. Për shumë vite ajo ka mbajtur pozicionin e oficeres financiare në organizata të shoqërisë civile si: Masmedia dhe Environment Association, Eco-Monitoring Group Center etj. Ndërkohë ka punuar edhe si specialiste aviacionit tek Albcontroll, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, si dhe specialiste e programeve të mbrojtjes tek Forcat Ajrore.

Znj. BORA TRAJKO

Bora është diplomuar për mësuese të gjuhës angleze në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Ajo ka 17 vite eksperiencë pune në organizatat e shoqërisë civile në fushat e mjedisit, si Eco-Monitoring Group Center etj. Ajo fillimisht ka patur pozicione koordinuese, duke qenë përgjegjëse e koordinimit të aktiviteteve të projekteve dhe përgatitjes së raporteve, si për donatorin dhe për qeverinë lokale.

Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme mbi çështjet e shëndetit dhe çështjet mjedisore, të organizuara nga REC, SIDA, UNDP etj.

ENTELA BARJAMAJ

Entela është gazetare investigative me eksperiencë të gjatë në televizionet kombëtare shqiptare si: Top Channel, A1 Television, Ora News, A1 Report etj. Në 2009 ajo kreu studimet e larta në gazetari dhe në 2017 përfundoi studimet e Masterit në Marrëdhënie me Publikun, te Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Entela ka fituar çmime prestigjioze për kontributin e saj në gazetari. Unioni i gazetarëve i dha asaj çmimin “Vangjush Gambeta” 2023 për dokumentarin e saj “Bordi i (Jo) Transparencës”. OSCE në Shqipëri i dha asaj çmimin për artikullin më të mirë në fushën e shëndetësisë. Dokumentari i saj investigativ “Mashtrimi me pilula – Recetat e pacientëve mbushen me suplemente fiktive”, fokusohet në një tematikë shumë të ndjeshme për publikun e përgjithshëm: recetat mjekësore dhe sasitë e mëdha të suplementeve që konsumon shtetasi shqiptar në vend të pilulave mjekësore.

AMBRI PELINKU

Ambri ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Universitetin e Politeknikut në Tiranë. Ai ka 9 vite eksperiencë pune me disa kompani, kryesisht në pozicione manaxheriale. Ambri gjithashtu ka qenë një anëtar aktiv i një sërë organizatash të shoqërisë civile. Si një njohës shumë i mirë i programeve të dizenjimit, ai ka dhënë kontribut të çmuar në rritjen e vizibilitetit të punës që këto organizata bëjnë.

SILVIA DERVISHI

Silvia ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Që nga 2018, ajo ka qenë anëtare e stafit të organizatës Beyond Barriers dhe aktualisht është menaxhere programi. Kjo organizatë jo-fitimprurëse punon me të rinjtë në nivelet kombëtare, rajonale dhe europiane, duke promovuar përfshirjen dhe aftësitë nëpërmjet arsimimit jo formal. Silva ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh të fushës së saj të punës. Ia vlen të përmendet pjesëmarrja e saj në kursin e gjatë të trajnimit mbi të drejtat sociale të titulluar Enter!, nga shtatori 2021 deri në tetor 2022, të organizuar nga Këshilli i Europës. Kursi ofron trajnim plotësues për punonjësit rinor dhe për ata që punojnë ne politikat rinore për të promovuar të drejtat e të rinjve.

Stafi i TFL

Eglantina Bardhi

Eglantina Bardhi

Drejtore Ekzekutive

Lexo më shumë

Eglantina Bardhi është një nga themelueset e organizatës “Together for Life” dhe aktualisht mban postin e Drejtorit Ekzekutiv. Ajo ka një përvojë të gjatë si gazetare, duke mbuluar sektorin e shëndetësisë dhe çështjet sociale në gazeta si “Shekulli” dhe “Balkan” si dhe ka ndjekur trajnime në Gazetari Investigative dhe mbi disa çështje të të Drejtave të Njeriut në Institutin Shqiptar të Medias. Që nga viti 2009 ajo ka qenë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e disa projekteve, me një fokus të veçantë në projekte që lidhen me shëndetësinë dhe median. Në vitin 2014 ajo u vlerësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë për krijimin e Klubit të Gazetarëve për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ndërsa në vitin 2011 ishte përgjegjëse për themelimin e gazetës së parë të shëndetësisë “Shëndet+”, mbështetur financiarisht nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë. Eglantina vazhdon të marrë pjesë në nivel kombëtar në forume dhe diskutime të aktivistëve që lidhen me temat në fokus të organizatës, veçanërisht shëndetësinë dhe median. Ajo ka një diplomë Master në Shëndet Publik dhe një diplomë në Drejtësi (BA) nga Universiteti i Tiranës. Ajo është vlerësuar nga USAID si krijuesja e Klubit të Gazetarëve të Shëndetit në Shqipëri, 2014; vlerësuar si Gazetarja më e Mirë e Çështjeve Sociale nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, 2010; vlerësuar si Gazetarja e Vitit e Gazetës Kombëtare Ditore “Shekulli”, 2009; vlerësuar nga Ministria e Shëndetësisë si gazetarja më e mirë e sektorit të Shëndetësisë në Mediat e Shkruara, 2007; Klubi i Gazetarëve të Shëndetësisë, certifikuar nga USAID etj.

Reta Pinderi

Reta Pinderi

Drejtore Programesh

Lexo më shumë

Reta Pinderi iu bashkua ekipit të “Together for Life” në Nëntor 2023. Ajo është diplomuar për Punë Sociale në vitin 2004 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 ka përfunduar studimet Master në Punë Sociale dhe në vitin 2018 ka marrë gradën shkencore Doktor në Punë Sociale me disertacionin: “Sfidat e përfshirjes së viktimave të trafikimit të shfrytëzuara për qëllime seksuale në tregun formal të punës”. Reta ka 19 vite përvojë pune me organizata të shoqërisë civile, duke mbajtur kryesisht pozicione koordinuese. Ajo ka një angazhim 11-vjeçar si pedagoge pranë universiteteve publike dhe private në Shqipëri. Reta është një njohëse shume e mirë e praktikës së punës sociale me grupet vulnerabël, veçanërisht me gratë, të rinjtë dhe fëmijët.

Suela Topi

Suela Topi

Menaxhere e financës

Lexo më shumë

Suela është diplomuar në Filologji dhe Letërsi në vitin 2003 dhe ka përfunduar një Master në Menaxhim Biznesi në vitin 2015. Ajo ka një përvojë pune prej 21 vitesh, nga të cilat 8 vitet e fundit janë në sektorin e shoqërisë civile, ku ka ushtruar funksionin e Menaxheres së Programeve dhe Menaxheres së Financës. Gjatë karrierës së saj profesionale, Suela ka ndërtuar një përvojë të konsoliduar në fushën financiare, në zbatimin e procedurave të prokurimit kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në detyra të ndryshme administrative që lidhen me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian, programeve ndërkufitare IPA dhe burimeve të tjera të financimit publik. Përveç kësaj, Suela ka zhvilluar ekspertizë të thelluar në hartimin dhe zhvillimin e projekteve, me një fokus të veçantë te grupet vulnerabël, fuqizimi i komunitetit, përfshirja sociale, zhvillimi i marketingut të turizmit, si dhe në nisma që synojnë uljen e informalitetit dhe krijimin e një ekonomie të orientuar drejt tregut.

Alma Lahe

Alma Lahe

Menaxhere Projektesh

Lexo më shumë

Alma Lahe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka një karrierë të gjatë në administratën publike shqiptare. Për shumë vite ka ushtruar funksionin e Këshilltares së Ministrit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale kombëtare. Që prej vitit 2013, znj. Lahe është e angazhuar në menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, ku ka drejtuar dhe monitoruar me sukses iniciativa që promovojnë të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale. Ajo ka shërbyer si eksperte në projektin “Innoventer – Trajnim Profesional Inovativ për Sipërmarrje Sociale”, pjesë e Programit Interreg Ballkan–Mesdhe, ku ka kontribuar në zhvillimin e modeleve të reja të formimit profesional për grupet në nevojë. Me një ekspertizë të thelluar në fushën e të drejtave të njeriut, Alma Lahe ka koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që adresojnë të drejtat dhe liritë themelore të grave, fëmijëve dhe grupeve vulnerabël. Ajo ka përvojë të gjatë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, si në kuadër të institucioneve shtetërore përgjegjëse për politikat e mbrojtjes së fëmijës, ashtu edhe si eksperte e shoqërisë civile vitet e fundit.

Ardita Keraj

Ardita Keraj

Menaxhere Projektesh

Lexo më shumë

Ardita Keraj (Korriku) ka përfunduar studimet e larta për Psikologji dhe Master Shkencor për Psikologji Klinike në 2012. Më pas i ka thelluar njohuritë nëpërmjet specializimit 3 vjeçar për Terapinë e Njohjes dhe Sjelljes, duke marrë titullin Psikoterapiste. Përtej praktikës private, ajo është pjesë e shoqërisë civile që prej vitit 2010 me pozicione të ndryshme si terapiste ekupacionale, operatore educative, psikologe dhe prej shumë vitesh menaxhere projektesh në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, anti-trafikimit të qënieve njerëzore, përfshirjes sociale të grupeve vulnerabël, fuqizimit të komunitetit,dhe së fundmi në fushën e shëndetësisë. Zj. Keraj i është bashkuar TFL si menaxhere e projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, që prej Prillit të 2024. Ajo menaxhon programin e Emergjencave dhe Angazhimit Komunitar.

Blertina Koka

Blertina Koka

Menaxhere Projektesh

Lexo më shumë

Blertina Koka ushtron funksionin e Menaxheres së Projekteve për Rininë dhe Vizibilitetit në organizatën “Together for Life”. Ajo është përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e projekteve rinore në kuadër të disa programeve evropiane, përfshirë Programin Erasmus+ “Ndërtimi i Kapaciteteve në Fushën e Rinisë”, projektet e Fondacionit Evropian për Rininë (EYF), si dhe Programin Tirana European Youth Capital 2022. Me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Blertina ka marrë pjesë në mbi 10 mobilitete në Evropë, në kuadër të programeve Erasmus+, EYF dhe European Solidarity Corps. Ajo është trajnuar dhe certifikuar për hartimin dhe zbatimin e projekteve në kuadër të ESC (24–28 shkurt 2020), si dhe si këshilluese në projektin “UpDatAed – Drejt organizatave rinore të sigurta digjitale”, mbështetur nga Këshilli i Evropës. Gjithashtu, ajo është trajnuar dhe certifikuar si trajnere dhe organizatore e sesioneve studimore dhe projekteve të mbështetura nga EYF. Në kuadër të rolit të saj në “Together for Life”, Blertina ka koordinuar disa projekte Erasmus si organizatë koordinatore dhe përfituese, të tilla si “Power on Competencies” dhe “Acting Youth GET-SMACT”. Këto iniciativa kanë synuar fuqizimin e të rinjve me më pak mundësi përmes zhvillimit të aftësive të punonjësve rinorë, përdorimit të mjeteve të reja të medias, dhe nxitjes së pjesëmarrjes aktive në jetën publike në nivele lokale, kombëtare dhe evropiane.

Redina Cuka

Redina Cuka

Financiere

Lexo më shumë

Redina Çuka ka përfunduar studimet Bachelor (2011 -2014) dhe Master (2014-2016) në Financë dhe Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Me përvojë profesionale që nga viti 2015, ajo ka mbajtur role të ndryshme në fushën e financës dhe kontabilitetit. Aktualisht punon si Oficere Finance pranë shoqatës “Together for Life”, ku është përgjegjëse për mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e raporteve financiare, menaxhimin e likuiditetit dhe hartimin e buxheteve për projekte. Gjithashtu, ajo siguron organizimin e dokumentacionit financiare dhe asiston në auditime për të garantuar transparencë dhe përputhshmëri financiare.

Eriselda Ndreca

Eriselda Ndreca

Menaxhere Projektesh

Lexo më shumë

Eriselda Ndreca iu bashkua stafit të Together for Life në maj 2025, në pozicionin e Avokates dhe Koordinatores së Projekteve në kuadër të Programit “Të Drejtat e Njeriut dhe Transparenca”. Ajo është diplomuar në Bachelor dhe Master Shkencor në të Drejtë Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe zotëron titullin Avokate. Me përvojë të gjerë në praktikën ligjore, si dhe në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ajo është e specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjitha kategoritë, duke ndërthurur ekspertizën juridike me ndërhyrjet advokuese dhe litigimin strategjik. Para se t’i bashkohej Together for Life, Eriselda ka ushtruar funksione të ndryshme në institucione dhe organizata të ndryshme, përfshirë rolin e Oficeres për Reduktimin e Çështjeve të Prapambetura pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Menaxheres së Projekteve pranë Qendrës Be the Change, Koordinatores së Projektit dhe Ndihmëse Avokate pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe asistente pranë studiove ligjore kombëtare. Këto angazhime kanë ndërtuar një portofol profesional të pasur me ekspertizë të thelluar në fushat e të drejtave të njeriut, transparencës, llogaridhënies institucionale, antikorrupsionit dhe shtetit të së drejtës. Ajo ka përvojë të gjerë në hartimin e analizave ligjore dhe akteve procedurale, si dhe në përfaqësimin ligjor në të gjitha nivelet e gjyqësorit, përfshirë gjykatat e zakonshme dhe institucionet më të larta të drejtësisë. Eriselda është autore dhe bashkautore e disa publikimeve profesionale në fushat e ekspertizës së saj, duke kontribuar në avancimin e të drejtave themelore dhe forcimin e qeverisjes demokratike.

Kriselda Dedndreaj

Kriselda Dedndreaj

Koordinatore Projektesh

Lexo më shumë

23 vjeç, ka përfunduar studimet e larta në nivelin Master i Integruar në Drejtësi në vitin 2024, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitesh, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, duke mbështetur kauza të ndryshme, veçanërisht ato që lidhen me çështjet studentore dhe barazinë gjinore, ku është fokusuar edhe interesi i saj më i lartë. Gjatë viteve, Kriselda ka qenë pjesë e organizatave studentore, duke luajtur një rol aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve. Aktualisht, ajo punon pranë organizatës Together for Life, ku mban rolin e Koordinatores së Projekteve për Transparencë dhe Llogaridhënie, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave demokratikë dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi përgjegjësinë institucionale.

Enkelda Bodini

Enkelda Bodini

Specialiste Komunikimi

Lexo më shumë

Enkeleda Bodini ka përfunduar studimet bachelor në Shkenca Komunikimi dhe master në Marrëdhënie me Publikun (PR) pranë Kolegjit Universitar Bedër. Ajo ka rreth 8 vite eksperiencë në fushën e medias dhe komunikimit. Në organizatën ‘Together For Life’ ka përgjegjësinë të koordinojë strategjitë e komunikimit për projektet, të cilat zbatohen për të rritur vizibilitetin dhe ndikimin në grupet e synuara.

KOORDINATORËT LOKALË

ALKETA LAMANI

Znj. Alketa Lamani është e angazhuar në shoqërinë civile prej më shumë se 20 vitesh, pranë
organizatës Qendra Rinore Vlora. Ajo ka një përvojë të gjatë në zbatimin e programeve për të
rinjtë e komunitetin dhe ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e programeve të
ndryshme që lidhen me pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse lokale dhe zhvillimin e
komunitetit. Znj. Lamani ka eksperiencë dhe ekspertizë profesionale të zgjeruar dhe të
konsoliduar në territorin e Vlorës, në fushën e angazhimit qytetar, qeverisjes vendore,
advokimit dhe metodave të avancuara të pjesëmarrjes. Ajo ka punuar me organizata
ndërkombëtare, dhe institucione të ndryshme në Shqipëri.
Znj. Alketa është e angazhuar si Kordinatore Lokale për Together for Life, për të asistuar në
implementimin e aktiviteteve të ndryshme për programet që zbaton TFL në rajonin e Jugut.

ZAMIRA ÇABIRI

Zamira Çabiri ka mbaruar studimet e larta për mjeksi dhe specializimin për obstetër-gjinekolog.
Pas disa vitesh punë në ofrimin e shërbimeve mjeksore si mjeke e përgjithshme dhe në
shëndetin public në lidhje me planifikimin familjar dhe shëndetin riprodhues. Prej më shumë se
15 vitesh tashmë është pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Fakultetin e
Shkencave Teknike dhe Mjeksore, në Elbasan. Prej shumë vitesh është e angazhuar dhe në
sektorin e shoqërisë civile, nëoërmjet bashkëpunimeve me organizata të ndryshme. Ajo është
atashuar TFL si kordinatore lokale për Qarkun e Elbasanit në kuadër të projektit SOLIDAR-
Bashkë në emergjencat shëndetësore, por dhe në programe të tjera.

LINDITA HYSENI

Lindita Hyseni është një aktiviste e shoqërisë civile në zonën e Pukës dhe angazhohet prej më
shumë se 10 vitesh në këtë sektor. Ajo drejton organizatën “Lëvizja rinore për demokraci” duke
kontribuar në përmbushjen e shumë nevojave që të rinjtë dhe komuniteti ka, për orientim,
fuqizim, këshillim dhe advokim. Per Together for Life shërben si kordinatore lokale për zonën e
Pukës prej më shumë se dy vitesh në programe të ndryshme, kryesisht për projektin SOLIDAR-
Bashkë në emergjencat shëndetësore.

ALMINDA MEMA

Alminda Mema eshte e angazhuar ne fushen e shoqerise civile prej me shume se 13 vitesh dhe
drejton nje organizate ne mbrojtje te mjedisit qe operon ne Veri te Shqiperise. Me nje
eksperience disa vjecare ne fushen e emergjencave civile dhe ne komunitet ajo jep kontributin
e saj si koordinatore lokale e organizates “Together for Life” ne kuader te projektit “Solidar”

REXHINA UZUNI

Rexhina Uzuni është koordinatore projekti dhe fizioterapiste me një përvojë në menaxhimin e
programeve shëndetësore dhe iniciativave të fokusuar në kujdesin shëndetësor për
komunitetet. Aktualisht, ajo shërben si drejtuese e programeve të rehabilitimit në një
organizate komunitare në Tiranë, ku punon kryesisht me pakica etnike, komunitetin rom, të
moshuarit në shtëpi kujdesi, emigrantët dhe individët që jetojnë në kushte socio-ekonomike të
vështira.
Përveç rolit të saj aktual, Rexhina eshte koordinatore lokale për TFL për rajonin e Tiranës si
pjesë e projektit SOLIDAR – "Bashkë ne Emergjencat Shëndetësore", financuar nga Agjencia
Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Me një angazhim të thellë për të ndihmuar në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse, efektive
dhe të qëndrueshme në shëndetësi, Rexhina synon të fuqizojë komunitetet për t’u bërë
pjesëmarrës aktivë në mirëqenien e tyre.

Donatorët

Kontakt

Adresa

Adresa: Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, shk.2, Ap.13, Tiranë

Celular

(+355) 069 206 6522

E-mail

info@togetherforlife.org.al

Të dhënat tuaja i përdorim vetëm për t’ju përgjigjur. Fushat me * janë të detyrueshme.