TFL nxit qeverinë dhe sektorin privat të hartojnë dhe zbatojnë politika më llogaridhënëse dhe transparente, dhe që në qendër të aktivitetit të tyre të kenë respektimin e të drejtave themelore të individit.
Për të arritur këtë qëllim, TFL, nëpërmjet anketimeve dhe studimeve në terren, identifikon problematikat në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe fushat ku këto të drejta shkelen më së shumti, si dhe u propozon institucioneve përkatëse marrjen e masave legjislative dhe/ apo administrative për ndreqjen e situatës. Ne punojmë ngushtësisht me Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut për të identifikuar dhe zgjidhur çdo rast ku evidentohet shkelja e të drejtave të individit/ grup individësh kryesisht nga institucionet publike.
Po ashtu, TFL:
- Punon me institucionet qendrore dhe median për të rritur aksesin në informacion;
- Kontribuon në përmirësimin e aksesit në informacion veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara;
- Monitoron politikat e shpenzimeve të qeverisë dhe i bën ato publike;
- Mbështet fushatat ndërgjegjësuese për të drejtat e njeriut.










