Biznesi me testet e COVID: Qeveria u hapi dyert laboratorëve të paakredituar

Vendimi i diskutueshëm i Ministrisë së Shëndetësisë për t’u dhënë laboratorëve privatë të paakredituar të drejtën e kryerjes së testimeve të COVID-19 ngre sipas ekspertëve pikëpyetje mbi cilësinë dhe vërtetësinë e mijëra ekzaminimeve.