Rrëshqitje Toke

Rrëshqitje Toke

Çfarë duhet të bëjmë për të minimizuar veprimet e një rrëshqitje:

  • Mos ndërtoni në terrene të pa studiuara dhe pa lejen urbanistike nga bashkia.
  • Mbillni sa më shumë pemë në zonat e rrëshqitshme.
  • Mos lejoni hedhjen e mbeturinave në kanalet e shkarkimit të ujërave sipërfaqësore sepse bllokimi i tyre sjell derdhjen e ujit në terren duke gërryer tokën.
  • Mos prisni asnjëherë pemët sepse ato rrisin qëndrueshmërinë e tokës dhe pengojnë rrëshqitjet.

Çfarë të bëjmë kur ka rrëshqitje nëse gjendeni në një vend të hapur:

  • Largohuni nga ndërtesat, nga pemët, nga linjat telefonike ose elektrike sepse mund të bien dhe ju lëndojnë.
  • Asnjëherë mos kaloni në një rrugë ku sapo ka ndodhur një rrëshqitje sepse materialet janë jo të qëndrueshme dhe mund të rivihen në lëvizje.
  • Mos qëndroni dhe mos bëni veprime në pjesën e poshtme të rrëshqitjes sepse materialet e saj edhe pse mund të na duken stabël, mund të fshehin rreziqe.
  • Mos hyni në banesat që janë vlerësuar si të rrezikshme prej ekspertëve, sepse mund të kenë pësuar dëme dhe mund të shemben.
  • Mos drejtoni mjetin në rrugët me rrëshqitje se ato janë burim aksidenti dhe rrezikoni jetën tuaj.

Çfarë të bëjmë nëse përballemi me një rrëshqitje:

Nëse gjendeni në brendësi të një ndërtese:

  • Mos dilni jashtë, por qëndroni aty ku ndodheni sepse brenda ndërtesës jeni më të mbrojtur.
  • Futuni poshtë ndonjë tavoline, ose nën kolonat mbajtëse sepse mund të mbroheni nga sendet që bien nga sipër.
  • Largohuni nga dritaret, apo prej dyerve me xhama sepse ato mund t’u dëmtojnë duke rënë.
  • Mos përdorni ashensorin, se mund të bllokohet dhe të mbeteni brenda tij.
  • Kërkojini drejtuesve të shkollës së fëmijëve tuaj të njihen me Planin e emergjencës dhe evakuimit, që fëmijët tuaj të dinë rrugët e lëvizjes në rast emergjence.